Bashkia e Tiranës rrit ndjeshëm detyrimet për biznesin e vogël

0
133

Bizneset e vogla në tiranë do të paguajnë 62 për qind më shumë taksë gjelbërimi. Bashkia e Tiranës në relacionin për këtë vendim shprehet se shkak është rritja e kostos së menaxhimit të mbetjeve. Por në shpërndarjen e barrës fiskale vihet re që biznesi I mesëm dhe I madh do të ketë një rritje me vetëm 15 për qind.

“Kjo gazetë kushton 30 lekë, ne flasim për 20 lekë, pra më pak se çmimi i një gazete”

Por tashmë kafet e shtuara në kurriz të biznesit janë bërë shumë.

Në fund të muajit dhjetor bashkia e Tiranës ka vendosur të rrisë deri në 62 për qind taksën e gjelbërimit. Edhe pse në marrjen e mandatit  kryebashkiaku Veliaj premtoi se do të konsultohej për vendimet e rëndësishme gjithçka është bërë në mënyrë të papritur.

Sipas vendimit, bizneset e vogla me xhiro nga 0 deri në 20 milionë lekë në vit do të kenë ngarkesën më të madhe me një shtesë prej 62 për qind.

Dyqanet e shitjes me pakicë, ushqimore, bar kafe, farmaci dhe shumë subjekte të tjera duke nisur nga janari do të duhet të përballojnë edhe këtë vlerë të shtuar.

Ndërkaq për të njëjtët biznese por ato me xhiro deri në 8 milionë, të mesme dhe vip do të duhet të përballojnë një rritje me 15 për qind të taksës së gjelbërimit.

Argument i bashkisë së Tiranës janë kostot e rritura në menaxhimin e mbetjeve në kryeqytet. Edhe pse sërish të larta duket se Veliaj ka vendosur të rëndojë edhe me shumë dyqanet e vogla, ku familje të tëra sigurojnë të ardhura për mbijetesë.

Nga rritja me 62 për qind të taksës së gjelbërimit përjashtohen shërbimet. Për ta shtesa do të shkojë në rreth 14 për qind nga taksa aktuale që është shkon në 4 mijë lekë deri në 5759 lekë.