PD denoncon nga Kamza: Qeveria propagandë, personeli mjekësor s`ka maska mbrojtëse

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përfaqësuesit e Departamentit të Shëndetësisë në PD, Albana Vokshi dhe Gazment Koduzi ishin të martën në Qendrën Shëndetësore në Kamëz për të monitoruar masat e marra për mbrojtjen nga koronavirusi. Vokshi u shpreh, se pas monitorimit, kishte konstatuar se qeveria nuk kishte marrë asnjë masë për personelin mjekësor të kësaj qendre, që sipas saj, trajton 200 mijë pacientë. Ajo tha se qeveria po merret me propagandë, duke lënë stafin mjekësor pa mjetet mbrojtëse. Madje, Vokshi denoncoi se stafi mjekësor po punon në terror.

Albana Vokshi: Jemi në Kamëz, pasi mbulon një rajon shumë të madh me rreth 200 mijë banorë. Funksionon 24 orë në ditë. Çdo ditë janë rerth 200 pacientë në pjesën e pacientëve të sëmurë kronikë. Pas shpalljes të grupit të punës nga ana e Bashës, kanë ardhur me qindra mesazhe si nga qytetarët dhe nga mjekët. Shqetësimi i tyre është se nuk është marrë asnjë masë nga ana e qeverisë për pajisjen me mjete elementare. Ne e pamë vetë situatë, mjekët nuk janë pajisur me mjete, me doreza, me dezinfektant. Stafet mjekësore janë në mëshirë të fatit. Qeveria po bën propagandë. 

Ne u informuam se dje qendra shëndetësore nuk ka pasur ujë 24 orë. Kemi informacione se të gjithë mjekët janë pajisur vetëm me një maskë. Ndërkohë që një maskë ka një afat të kufizuar përdorimi. Stafi shëndetësor i spitaleve është në mëshirë të fatit. Qytetarët nuk duhet të panikohen. Lajmi i mirë është se ende në Shqipëri nuk ka një rast të virusit. Vetë qytetarët duhet të marrin masa për higjenën e tyre. Qeveria të mos harxhojë milionat e eurove për oligarkët por për të parandaluar koronavirusin. Ne do jemi në terren për të monitoruar situatën. Do jemi zëri i mjekëve dhe stafit mjekësor që tani punojnë nën terror. 

Ndërkohë mjeku Gazment Koduzi u shpreh se mjekët janë porta kryesore me pacientët, ndaj sipas tij, ata duhet të jenë të mbrojtur sepse mund të kthehen në shpërndarës të virusit.

Gazment Koduzi: Ne si pjesë e grupit të punës së PD po vlerësojmë masat që ka marrë qeveria për mbrojtjen e popullatës. Por po shohim dhe mbrojtjen e personelit shëndetsor. Ato janë porta kryesore me pacientët, dhe nëse kontaminohen me virus ato mund të bëhen shpërndarës së virusit. Nga kontaktet me kolegët shohim që nuk ka mjete. Qeveria po merret me propagandë. Operatori Shëndetësor ka detyruar qendrat shëndetësore që të delegojnë blerjen e mallrave këtij operatori.

Zjarr Tv Ad