“Në 2022 do na bllokojnë”, avokati Goxhaj thirrje qytetarëve për protestën: Nesër të gjithë bashkë…

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nesër në orën 12 do të mbahet protestë në kryeqytet në sheshin “Nënë Tereza” kundër vaksinimit të detyruar.

Avokati Altin Goxhaj përmes një lidhje Skype njofton se protesta e nesërme është kundër masave që janë paralajmëruar nga qeveria dhe u bën apel qytetarëve që të bëhen bashkë kundër vaksinimit që do të nisë në 4 janar.

“Nesër do të jetë shumë e madhe në sheshin Nënë Tereza për të bërë marshimin. Më 4 janar qeveria e Ramës do të ndalojë çdo shqiptar po nuk është i vaksinuar, nei kemi kryeministrine me ambasadën e Kosovës vetëm 50 metra larg. U kemi bërë thirrje edhe shqiptarëve jashtë vendit për këtë kauzë.

Thirrja jonë është sepse jeta dhe e ardhmja e njerëzve është në rrezik.

Qytetarët normalë e kuptojnë problemin, u bëj thirrje avokatëve dhe ekspertëve ligjorë, njerëzve të pavarur. A e kuptoni që për një muaj do na bllokojnë, ne duhet të bëhemi bashkë që të frikësojmë Ramën”-u shpreh Goxhaj.

Zjarr Tv Ad