Në burg për abuzim me inceneratorin e Fierit, shtyhet gjyqi për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako. Zbulohet arsyeja

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa sot ishte parashikuar që të mbahej gjyqi për ish-deputetin socialist, Alqi Bllako, i cili ndodhet pas hekurave për aferën e inceneratorit të Fierit, seanca është shtyrë për një ditë tjetër.

Lajmi bëhet i ditur nga BalkanWeb. Mësohet se Prokurori parashtroi të gjitha veprimet hetimore të kryera deri më tani dhe mbrojtja kërkoi një kopje të tyre për t’u njohur me përmbajtjen.

Bllako ka kërkuar disa herë ndryshimin e masës, pasi pretendon se nuk ekzistojnë kushtet ligjore për një masë sigurie ekstreme si ajo e ‘arrestit me burg’.

Ish-deputeti socialist u akuzua si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit dhe akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Zjarr Tv Ad