Amnistia fiskale/ Tabaku thirrje opozitës: Ramës i duhen 84 vota, të mos votohet ligji në parlament! Është barrë për biznesin e ndershëm dhe kundër integrimit

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, i bëri thirrje të gjithë kolegëve të PD-së, por dhe opozitës që të mos votojnë ligjin për amnistinë fiskale.

Gjatë një deklarate për media, Tabaku deklaroi se ky ligj është një barrë për bizneset e ndershme të vendit dhekundër procesit të integrimit në BE.

Duke qenë se për kalimin e këtij ligji nevojiten 84 vota, Tabaku i  bëri thirrje publike opozitës të jetë e bashkuar dhe të mos i shërbejë kryeministrit Rama për ta kaluar në parlament.

Ligji për amnistinë fiskale është një barrë për bizneset e ndershme dhe është një barrë që Shqipëria nuk ka luksin ta ketë.

Ajo që unë kam kërkuar dhe i kërkoj të gjithë deputetëve të Partisë Demokrarike dhe opozitës të mos votohet ligji për amnistinë fiskale, Ligji për amnistinë fiskale kërkon 84 vota dhe që këto vota të arrihen kërkohet të merren ng ai gjithë spektri politik.

Unë besoj se këtu duhet të tregojë opozita që është e bashkuar, me një shenj dhe një sinjal në mbështetje të biznesit të ndershëm dhe procesit të integrimit në BE”, tha Tabaku.

Zjarr Tv Ad