Në Durrës jepen fonde për të katërtën herë për një bulevard

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas shpenzimit të më shumë se 146 milionë lekëve për tre herë rresht për rikualifikim, Bashkia e këtij qyteti ka rilevuar një tjetër fond prej  76 milionë lekësh për këtë bulevard.

Shkak i përsëritjes së punimeve duket se është bërë cilësia e punimeve dhe materialeve të përdorura.

Inxhinierët kanë vendosur që edhe këtë radhë rruga e makinave të shtrohet me kalldrëm, por kjo e bën sa të vështirë aq edhe të papërshtateshme për qarkullimin e automjeteve.

Të njëjtin problem inxhinierët hasën edhe me bulevardin “Epidam”, por në fund iu dha zgjidhje duke e shtruar me beton e asfalt rrugën e makinave.

Qytetarët i konsiderojnë papërgjegjshmëri investimet e herë pas hershme në këtë bulevard.

“Diçka e tepërt duket në raport me shpenzimet që bëhen dhe konsumin e shpejtë që kalon.”

“Është mirë të bëhet diçka cilësore, taksat tona por kush po na pyet ne popullin!”

“Çudi e madhe, punohet pa cilësi.”

Sipas tyre punimet po kryhen në një kohë të papërshtatshme, gjatë orëve të paradites dhe në kulmin e sezonit turistik.

“Tani vinë turistë, emigrantë.”

Vetëm dy ditë më parë, kryetari i PD-së Durrës, Ferdinand Xhaferaj, denoncoi në një konferencë për shtyp abuzimet me rikonstruksionin e bulevardit kryesor të qytetit.

Zjarr Tv Ad