Në garë 4 vaksina për të mposhtur korona*virusin/ Sinovac Biotech rezulton efikase ndaj sëmundjes

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në provat e fazës mesatare, një tjetër vaksinë kundër korona*virusit, ka rezultuar e suksesshme. Sipas studiuesve që thonë se; mes disa vaksina që po zhvillohen në Kinë, “Sinovac Biotech”, ka dhënë përgjigje të shpejtë immune, gjatë provave që janë kryer në rreth 700 persona,. Por akoma nuk është se kanë dhënë detaje, lidhur me përqindjen dhee efikasitetin që pati tek të testuarit.

Ky njoftim, ka ardhur pasi vaksinat evropiane dhe amerikane, kanë raportuar të dhëna të suksesshme, nga provat e fazës së dytë. Tre vaksina, të zhvilluara në ShBA., Gjermani dhe Rusi, kanë lëshuar të gjitha të dhëna që sugjerojnë efikasitet, prej më shumë se 90%, pasi e kanë testuar në dhjetëra e mijëra njerëz.

Kina, ashtu si e gjithë bota po garon për të zhvilluar një vaksinë Anti-Covid dhe katër prej tyre, kanë hyrë në fazën e tretë dhe të fundit të provave klinike, duke përfshirë atë të krijuar nga Sinovac Biotech.

 

Zjarr Tv Ad