Në gjendje të dehur/ Punonjësi hakmerret ndaj shefit duke i shkatërruar makinat luksoze(Video)

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Angli, një punonjës i dehur i ka shkatërruar makinën Range Rover, të pronarit të tij dhe kabinën e një kamioni, pas një konflikti që nisi për pagën. 53-vjeçari Darren Verity, përplasi kovën metalike të një ekskavatori në makinën 100 mijë paund, të pronarit Thomas Crompton.

Pamjet që shohim tregojnë stafin, të cilët po përpiqeshin të ndalonin 53-vjeçarin, për të mos shkaktuar më shumë dëme në vendin ku punonte në West Bowling, Bradford. Verity tha para gjykatës se; arsyeja pse e bëri këtë veprim ishte se “shoferët e kamionëve kishin marrë rritje rroge, ndërsa unë jo”.

Verity u dënua me 14 muaj burg, mbi të cilin rëndon akuza e dëmit k riminal në lidhje me dy automjetet, të cilat të dyja kapnin një vlerë prej më shumë se 200 mijë paund.

Zjarr Tv Ad