Ne jemi një shoqëri hajdute e gjithë ekonomia e shtetit bazohet në grabitje dhe plaçkitjen!

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Fatjona Bato

Pagat e ulëta janë një ndëshkim ndaj shqiptarëve që punojnë për të përballuar inflacionin. Cilin inflacion? Njerëzit po varfërohen përditë…

Që kur u shpikën paratë,në Anadollin Lindor (zona e Izmirit të sotëm, në Turqi) gjatë shekullit VII para erës sonë, hajdutët kanë zhvilluar disa mënyra për t’i vjedhur ato.

Në kushte dhe rrethana të ndryshme hajduti merr paratë që pronari ia ka besuar, por edhe rastet kur keqpërdoren fondet quhen vjedhje.

Me ngjarjen e fundit të gjetjes me mijra eurove në shtëpinë e një ish-zyrtareje a duhet të mendojmë ne, se ky vend udhëhiqet nga vjedhës, grabitës dhe përvetësues?

Jemi në diktaturë? Jo

Na udhëheqin Oligarkët? Jo

Atëherë kemi rënë në batakun KLEPTOKRACISË, ku pushtetarët pasurohen fshehurazi në kundërshtim me parimet e shtetit të së drejtës, ku nëpërmjet rryshfeteve apo favoreve i drejtojnë fondet tek bashkëpunëtorët e tyre.

Këta sundimtarë kleptokratë e trajtojnë thesarin e vendit si pasuri personale, e shpenzojnë atë për ekstravagancat e tyre.

Mund të ketë nga ata që transferojnë fshehurazi fondet publike në llogaritë e fshehura bankare me numër personal në vendet e huaja për të siguruar veten nëse largohen nga pushteti.

Dhe ne pretendojmë standard jetese ndërkohë që standarde s’ka!

Ajo që më ngushëllon pak është se nuk jemi të parët dhe të vetmit, kemi shembuj plot nga bota si: Ish- presidenti indonezian Suharto, Ish presidenti i Filipineve Ferdinand Marcos, Ish- kreu i shtetit nigerian Sani Abacha etj…

Ne jemi një shoqëri hajdute ku e gjithë ekonomia e shtetit bazohet në grabitje dhe plaçkitjen!

Zjarr Tv Ad