Nuk ka taktikë elektorale që sjell më shumë vota për Edi Ramën, kjo ishte deklarata e bërë nga ana e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, kur u pyet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që heqin koalicionet parazgjedhore.
Kryemadhi tha se; opozita do të fitojë në mënyrë plebishitare, dhe se Edi Rama nuk mund të bëjë asgjë, për të ndryshuar votën e qytetarëve.
Ne për hir të së vërtetës, jemi përballur me artificat e Edi Ramës, taktikat elektorale nuk shtojnë vota në kutitë e votimit, në fund të fundit, numri i votave në kutitë e votimit, është i njëjtë. Ne jemi në pritje të asaj që do të ndodhë me Kodin Zgjedhor, Presidenti i Republikës, ka deklaruar se do t’i japë edhe një shans mazhorancës, që të mos dalë mbi marrëveshjen e 5 Qershorit.
Sa i takon kalkulimeve, të jeni të bindur se; fuqia e opozitës do të jetë e jashtëzakonshme, kemi kohë për të folur sa i takon listave. PD, është në përfundim të procesit, ne si LSI do të jemi në zgjedhje deri në fund të Nëntorit, partia jonë është e hapur ndaj kujtdo, veçanërisht ndaj të rinjve dhe të rejave, që janë fuqia jonë më e madhe, u shpreh Kryemadhi, ndërsa komentoi dhe p*ërplasjen e vazhdueshme, mes Presidentit dhe Kryeministrit.
Debati mes Presidentit dhe Kryeministrit në ikje, mund të them që në PS dhe në elektoratin e majtë, angazhimi i zotit Rama, tregon frikën dhe panikun që ai ka. Ajo që mendoj unë, është se reagimet e zotit Rama, duke bërë skip problemet reale, bëhet për të tërhequr vëmendjen, tha Kryemadhi.