Në motel nën shoqërinë e një të moshuare, gjendet pa shenja jete 64-vjeçari shqiptar…

0
371
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 64-vjeçar, është gjetur pa shenja jete në një motel në Kosovë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, ku mësohet se burri ka qenë nën shoqërinë e një gruaje 70-vjeçare, e cila ishte larguar, sapo ambulanca kishte mbërritur në vendin e ngjajres.

Sipas burimeve të policisë Kosovare, bëhet me dije se ky rast po hetohet, teksa thuhet se 64-vjeçari indetitieti i të cilit, nuk është bërë i ditur për mediat nuk ka patur asnjë shenjë dhune në trupin e tij.

Megjithatë, trupi i viktimës është dërguar për t’i bërë autopsinë për të kuptuar shkakun e vdekjes.

 “Rreth orës 12:17 min., policia ka pranuar një informacion nga një ekip e emergjencës se në një motel në Prizren është gjetur një person pa shenja jete. Hetuesit dhe forenzika kanë dalur në vendin e ngjarjes, është informuar Prokurori dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Zjarr Tv Ad