Negociatat/ Thirrja e fortë e Michael Roth: Të përmbushim detyrimin tonë ndaj Shqipërisë tani, replikon Ditmir Bushati: Tre vite nga koha kur konkluzionet e…

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri Gjerman për Europën, Michael Roth, thotë se tani është koha që Bashkimi Europian, të përmbushë detyrimin ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, për çeljen e negociatave.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Roth thotë se problemet dypalëshe, duhet të trajtohen në mënyrë dypalëshe, pa bllokuar Bashkimin Europian të ecë përpara.

Roth thotë se BE, nuk duhet të krijojë vakum strategjik në Ballkanin Perëndimor, në një postim në Twitter ku i replikon edhe ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

“Tre vite nga koha kur konkluzionet e Këshillit Europian parashikuan udhëtimin e pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Asnjë lëvizje themelore nga BE. Nuk është vakum ose ngecje. Nisja e negociatave për pranim nga BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut po kthehet në një problem moral për BE”, shkruan Bushati.

Zjarr Tv Ad