“Ne nuk zgjidhim dot Belerin, tani kërkojmë konferencë paqeje për Kosovën”, ironia e Artan Hoxhës me Ramën

0
104
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, duke komentuar propozimin e kryeministrit të Shqipërisë për një konferencë paqeje mes Kosovës dhe Serbisë, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” se do ta mirëkuptonte Ramën nëse te ajo konferenca e famshme e paqes që kërkon, të thoshte që ne do të ulemi që Shqipëria të bashkohej me Kosovën.

“Në gjithë këtë hall të madh që i ka rënë kombit, se është i ndarë thela-thela, Rama është aq mjeshtër që edhe këtu do që të përfitojë. Unë pashë deklaratën e sekretarit të Shtetit, Blinken, që, pasi dënonte aktin, thoshte që Kurti dhe Vuçiç të ruajnë qetësinë dhe Rama fliste thuajse sikur ishte Blinkeni. Ky flet se ka halle të tjera sepse një luftë në Ballkan në këtë moment, kosto do ta vuajë populli i Kosovës dhe vendet anëtare të NATO-s, ato armatime që i çojnë nga Ukraina duhet t’i sjellin aty, sepse ne e dimë se kush është Serbia.

Vetëm 3 ditë parpara ngjarjes Vuçiç ngriti nivelin e gatishmërisë së ushtrisë serbe dhe dy ditë përpara ngjarjes ka lëvizur karvanet e ushtrisë serbe nga Kraleva në drejtim të Rashkës.

Interlokutori i sllavëve në Ballkan është Vuçiç, interlokutori i shqiptarëve në Ballkan është Edi Rama, jo Albin Kurti. Rama dhe Kurti mund të kenë shumë konflikte me njëri-tjetrin dhe shumë gjëra që i ndajnë, por në këtë rast vihet në peshore e ardhmja e kombit shqiptare. Nëse ai operacion i forcave të rregullta serbe do të kishte sukses, kombi shqiptar do të ishte para një halli shumë të madh.

Unë do të mirëkuptoja Ramën nëse te ajo konferenca e famshme e paqes që kërkon, ku të jetë Rusia me të vetët, Kina me të vetët që janë kundër nesh, të thoshte që ne do të ulemi që Shqipëria të bashkohej me Kosovën. Nëse Vuçiç tha se: Ju na vrisni po ne nuk e njohim Kosovën, atëherë kryeministri i Shqipërisë duhej të thoshte se nëse ju nuk e njihni Kosovën, ajo do t’i bashkohet trungut amë dhe Shqipëria do të jetë një shtet i vetëm dhe kërkojnë edhe Preshevën atje matanë, edhe Plavën, edhe Gucinë.

Ne që nuk zgjidhim dot Belerin aty dhe nuk ndalojmë dot as avokatët e tij, tani kërkojmë konferencë paqeje mes Kosovës dhe Serbisë”- tha Hoxha.

Zjarr Tv Ad