Në Shkodër nis vaksinimi i mjekëve/ Ogerta Manastirliu: Të enjten dhe në Vlorë…

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka nisur vaksinimi i bluzave të bardha në Shkodër. Ky proces po kryhet në Pallatin e Sportit dhe ku i pranishëm është Kryeministri Edi Rama, si dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ardhja e 7020 dozave të tjera nga Pfizer, i ka hapur rrugë skenarit të qeverisë për të nisur vaksinimin edhe në qarqe të tjera të vendit.

Pas Shkodrës, pritet që të nisë procesi i vaksinimit edhe për qarkun e Vlorës. Sipas skenarit radha do të vijë më vonë për Korçën e Fierin, ku paralelisht me vaksinimin e bluzave të bardha, do të nisë edhe vaksinimi të moshuarve.

“Vaksinimin do ta infeksifikojmë. Kanë mbërritur këtu vaksinat e para. Do të hapim të enjten qendrën e vaksinimit në Vlorë dhe do të shtrijmë kështu këtë proces në gjithë vendin.”, është shprehur Ministrja.

Zjarr Tv Ad