Në zgjedhje me LSI? Rama: Kur jemi të ndarë, vendi vuan

0
1019
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama shprehet i hapur që në zgjedhjet e qershorit të viti 2017 të jetë në koalicion me aleatin aktual qeverisës, Lëvizjen Socialiste për Integrim.

I pyetur në konferencën e sotme të fundvitit nga gazetarët, se ai shprehet i vendosur se do i fitojë zgjedhjet dhe nëse Partia Socialiste do të dalë e vetme apo me LSI, ai e cilësoi si pyetje të shumë përsëritur.

“PS dhe LSI nuk është unë dhe Ilir Meta, ky partneritet strategjik është përtej nesh në këndvështrimin tim, është një domosdoshmëri shoqërore për vendin, për të pasur dy parti progresive të qendrës së majtë për të bërë reformat që janë bërë. Pastaj dallimet dhe problemet në thelb, janë të rëndësishme por nuk janë arsye për të vënë në diskutim partneritetin strategjik. Për ne s’ka nevojë taktike për të bërë sikur s’duam, për LSI është kjo nevojë taktike, është e respektueshme”, u shpreh Rama.

Më tej shtoi se liderët e partive janë themelorë në mishërimin e duhur apo hedhjen në erë të një programi apo partneriteti, por thelbi është tha ai se, “Shqipëria ka vuajtur kur kjo forcë ka qenë e ndarë”.

Sipas tij nëse Ilir Meta mendon se koalicioni me PD ka qenë i suksesshëm, ai shtoi se mendon se ai mandat i PD ka qenë mandat vuajtjeje për Shqipërinë, jo për shkak të LSI.

Në këtë drejtim kreu i qeverisë shtoi se çfarë ka ndodhur në 8 vitet e qeverisjes së Partisë Demokratike nuk i ka sjellë të mira vendit, pasi siç tha ai PD është një forcë që nuk ka raport të shëndetshëm me shtetin dhe institucionet.

“I vetmi institucion i fuqishëm në PD është Sali Berisha, kjo është e vërteta. Më thoni një reformë shtetndërtuese që ka bërë PD, më thoni një sektor ku nuk gjetëm gërmadhat e mosreformimit”,

Zjarr Tv Ad