Nën petkun e mbretëreshës së Borës

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bora Zemani, në fakt, është nga ato personazhe dimri që borën s’mund ta përjashtojë nga vetja, sepse e ka pagëzim dhe bekim që në lindje.

S’mund t’i ndodhte ndryshe: u lind më 9 janar dhe u pagëzua me simbolin më të bukur të stinës së ftohtë. S’mund të pëlqejë ndonjë stinë tjetër të vitit më shumë se dimrin, me të cilin e lidhin shumë ngjarje të rëndësishme veç ditëlindjes së saj. Bukuroshja e njohur e ekranit ia ka marrë dimrit pastërtinë, origjinalitetin, freskinë dhe ëmbëlsinë për të “krijuar” personalitetin e saj, sot shumë profesional e, së shpejti, shumëdimensional.

Edhe pse është ngjitur në skenë në moshë fare të re, ka ditur ta mbajë “të ftohtë” zonën e nxehtë, atë për të cilën publiku është gjithmonë kureshtar dhe atë që për Borën, si edhe shumë personazhe të tjera, është shumë e shenjtë dhe e shtrenjtë. Jo më kot, moderatorja e njohur e ekranit vazhdon të jetë një personazh “misteri”, aq sa të gjithë janë sy e veshë për të mësuar çfarë po ndodh tani me të, cilat janë projektet e reja që ka marrë përsipër apo që pritet të realizojë së shpejti, ç’plane ka për ta bërë Arborin me një motër apo një vëlla, si edhe shumë të pathëna të tjera që sot, ajo do t’i rrëfejë ndryshe

Zjarr Tv Ad