https://youtu.be/VGMBJTXhyl8
Një nënë ka humbur kujdestarinë e tre vajzave të saj pasi u filmua duke dhunuar brutalisht fëmijën e vogël për një filxhan çaj.
Daniela Galarza humbi durimin kur vajza e saj 7 vjeçare e kërkoi ti përgatiste çaj.
Ndërsa vajza e saj më e madhe, 16-vjeçe filmoi momentin e tmerrshëm me celular.
Gruaja nga Argjentina shihet duke qëlluar dhe mallkuar fëmijën, që nuk mund të mbrohej.
7-vjeçarja e frikësuar mundohet të mbulojë veten për të shpëtuar nga grushtet dhe shuplakat e nënës së saj ndërsa motra 11 vjeçare e shikon.
“Të bëj çaj. Çfarë ju kushton juve për bëni çaj,”-dëgjohet Galarza duke bërtitur në video. Vajza më e madhe i kërkon të ndalojë, por nëna e qëllon edhe atë.
Ishte babai i fëmijëve që përdori pamjet për të denoncuar nënën.
Të miturat janë vendosur nën kujdestarinë e gjyshërve nga ana e babait.
Pavarësisht provave virale që bën xhiron në internet nëna nuk është arrestuar. Ndërsa po hetohet nëse bëhet fjalë për një rast të izoluar apo çështje të përsëritur.