Nënkryetarja e Partisë Demokratike Açka pyet Bardhin: Kush është partia jote?

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, deklaroi në emisionin “Debat” në A2 CNN se Partia Demokratike duhet që të përcaktojë se cili është grupi parlamentar dhe më pas të zgjidhet kreu i këtij grupimi.

Açka kërkoi nga Gazmend Bardhi shpjegime se cilin grup ai drejton, në një kohë kur deklaron se nuk njeh institucionet e reja të PD-së.

“Zoti Bardhi ka një pyetje publike, një milionëshe, së cilës duhet ti kthejë përgjigje. Kush është partia e zotit Bardhi? Se në rast se zoti Bardhi ka parti, ai duhet të respektojë detyrat që ka në raport me partinë, por zoti Bardhi thotë që nuk e njoh atë parti. Atëherë cila është partia e zotit Bardhi? Ai duhet të pranojë këto institucione të partisë dhe ti nënshtrohet politikës së partisë, e cila ka nevojë të implementohet në parlament.

Çështja është se institucioni i Grupit Parlamentar është i ndërvarur nga politika e partisë për të implimentuar këto gjëra. Atëherë unë them meqenëse grupi i PD paska 7, 8, 11 atëherë unë e deleguara jam kryetare e këtij grupi. Zoti Bardhi ku është? Meqenëse unë jam e margjinalizuar. Në raport me atë që është institucion kjo është një gjë shumë korrekte. Atëherë hajde të merremi vesh kush është grupi parlamentar, pastaj zgjedhim kreun.” është shprehur Flutura Açka.

Zjarr Tv Ad