“Nesër mblidhemi para politeknikut”, Kovaçi jep detajet mbi protestën e nesërme: Pedagogët e rretheve të mblidhen para qendrave të tyre

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi tha se pedagogët e universiteteve kishin bojkotuar mësimin gjatë nisjes së vitit të ri akademik ditën e sotme. Ndërsa dha detajet mbi protestën e nesërme, sqaroi se bojkoti do të ishte total dhe se pedagogët e universitetit të Tiranës do të mblidheshin para politeknikut, ndërsa ata të rretheve të mblidheshin para universiteteve të tyre.

“Pedagogët iu përgjigjën kërkesave tona. Nesër të gjithë pedagogët e Tiranës do të jenë të qendërzuar në universitetin Politaknik. Ndërsa universitetet e rretheve në qendrat e tyre.

Ajo që dua të theksoj është se bojkotimi është total nga ora 08:00 ndërsa në 10:00 do jetë takimi”-tha Kovaçi.

Zjarr Tv Ad