Nesër seancë në Kuvend, thirrja e Gazment Bardhit për deputetët e përjashtuar

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit të opozitës, Gazment Bardhi u ka kërkuar deputetëve të përjashtuar të jenë të pranishme gjatë seancës së nesërme (30 Tetor) në Kuvend.

“Të mblidhemi grup dhe të shkojmë në seancë”, ka deklaruar ai.

Bardhi ka kërkuar që ligjvënësit opozitarë të mblidhen rreth orës 16:30 në Parlament dhe të futem grup në Kuvend.

Ndërsa seanca parlamentare është parashikuar të fillojë në 17:00.

Komisioni i Etikës përjashtoi 23 deputetë të opozitës nga seanca e fundit të Parlamentit, pasi rrëzuan karriget e ministrave dhe nuk lejuan të zhvillohej normalisht seanca.

Me kërkesë të socialistë, midis deputetëve të përjashtuar janë edhe kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi si dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Ç’ndodhi sencën e 19 tetorit

Socialistët u tërhoqën nga zhvillimi i seancës plenare, pasi opozita bllokoi Kuvendin. Kryetari i grupit parlamentar, Bledi Çuçi, informoi deputetët e PS-së se seanca e radhës do të zhvillohej më 30 tetor.

“Kolegë, nuk do të zhvillojmë seancë këtë javë. Seanca e radhës, të hënën, më 30 tetor, për çështjet e zgjedhësve. Vijojmë në ditët në vazhdim nëpër zona, me vendimet që u morën në mbledhjen e grupit”, – shkruhej në mesazhin drejtuar deputetëve të PS-së.

Pas kaosit të krijuar në Kuvend, me kërkesë të mazhorancës, Komisioni i Etikës vendosi përjashtimin me 10 ditë nga jeta parlamentare të 23 deputetëve të opozitës.

Deputetët socialistë kërkuan përjashtimin për 26 deputetë, por vendimi është marrë për 23, duke shpëtuar kështu deputetja Dhurata Çupi, Tomorr Alizoti dhe Qani Xhafaj.

Në shkresën e depozituar në Kuvend nga Partia Socialiste kërkohej nga Komisioni i Etikës dhe Rregullores marrja e masës disiplinore për deputetët Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edmond Spaho, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Ramadan Likaj, Luan Baçi, Lefter Gështenja, Ina Zhupa, Helidon Bushati, Isuf Çela, Asllan Dogjani, Bujar Leskaj, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Greta Bardeli, Dhurata Çupi, Sorina Koti, Kastriot Piroli, Kasëm Mahmutaj, Tomor Alizoti dhe Qani Xhafaj.

Zjarr Tv Ad