Neymar lë fushën duke qarë

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Paris St-Germain fitoi 2-0 ndeshjen ndaj Strasbourg në Kupën e Francës, por stafi teknik e shqetëson dëmtimi i Neymar.

Braziliani u largua në minutën e 62-të nga fusha duke qarë pasi zuri keq këmbën e tij të majtë. Ankthi është i madh te parizienët, pasi edhe një sezon më parë sulmuesi u dëmtua pikërisht në të njëjtin vend dhe humbi gjysmën e sezonit.
“Ishte një situatë ku ai u ndal tre herë, njëri pas tjetrit, arbitri nuk dha asgjë, ai e shtrembëroi këmbën. Neymar është i shqetësuar, sepse është e njëjta këmbë, i njëjti vend”, tha Tuchel.
Gjithsesi për brazilianin nuk kanë munguar kritikat nga kundërshtarët edhe pse ai doli i dëmtuar pa e prekur asnjë lojtar i Strasbourg. Mesfushori Anthony Gonçalves, i cili i dha një goditje të fortë Neymar-it në një rast nuk tregoi mëshirë në fund të ndeshjes.
Neymar u dëmtua tri herë në pak sekonda nga Zemzemi, por arbitri nuk e ndali lojën.
“Është stili i tij. Por, nëse luan ashtu mos u anko nëse merr disa shqelma. Neymar është lojtar i madh dhe e respektoj, por ne nuk jemi këtu që ai të argëtohet me ne. Nuk jemi këtu që ai të duket bukur”, tha Anthony Goncalves
Megjithatë, menaxheri i PSG-së, Thomas Tuchel, ishte i pakënaqur me komentet e disa prej lojtarëve të Strasburgut, duke hedhur poshtë pretendimet se sjellja e Neymar provokoi kundërshtarët e tij për ta dëmtuar.
Ish-sulmuesi i Barcelonës, i cili ka shënuar 20 gola në të gjitha garat këtë sezon për PSG, ka dëmtuar të njëjtin kyç të këmbës si në shkurtin e kaluar dhe humbi pjesën tjetër të sezonit.

Zjarr Tv Ad