Nga Armir Shkurti/ Po e bëre sh*rrën në det, kripa ta sjell në gjellë

0
256
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vajti një herë Nastradini e i lyp fqinjit kazanin borxh.

– Jo, se ma çpon! – i thotë fqinji

Jo kështu po ashtu, Nastradini ia mbush mendjen e ia merr kazanin. Pas dy ditësh ia kthen, bashkë me një kusi të vogël.

– Po kjo? – pyeti fqinji

– E polli mbrëmë kazani – iu përgjigj

Nastradini. Fqinji e mori gjithë qejf dhe e futi në shtëpi. Pas ca ditësh Nastradini ia kërkon prapë kazanin e këtë herë fqinji ia jep me shumë dëshirë. Por, prit e prit e tjetri nuk po ia kthente gjënë e vet. Kështuqë vete e i troket:

– Nastradin! Kazanin!

– Aaa! Kazani vdiq… – u përgjigj i pikëlluar ky

– Si more vdiska kazani? – qesëndisi fqinji i nevrikosur

– Epo një gjë që pjell edhe vdes! – e mbylli Nastradini

P.S: Nëse pishinën e paska vizatuar vet Rama, ç’të keqe ka ti bjerë me gomë po Rama?

Zjarr Tv Ad