Nga Armir SHKURTI/UNË, DELET DHE POEZIA

0
96
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

UNË, DELET DHE POEZIA
Nga Armir SHKURTI

Seç ma shkrepi mu në ballë
Një mëngjes o miqt e mi
Bagëtisë, gjësë së gjallë
T’u lexoja poezi

E fillova me Naimin
Bagëti e bujqësi
Ato përtypnin ushqimin
E më shihnin me habi

Por papritur si rrufe
Njëra kafshë e bekuar
U turr librat të mi hante
Që i mbaja nëpër duar

Tani po që ka kuptim
Delja nuk më kishte faj
Unë e kisha pas gabim
Ajo qe në punë të saj

Zjarr Tv Ad