Nga Erion Dasho/ Shëndetësia nuk është një mur i lyer apo një shtrat i ri operator!

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Borati sot deklaroi se kritikët e shëndetësisë së “rilindur” janë të shkëputur nga realiteti dhe kritikojnë vetëm se nuk u ka rënë rruga në spital ku me siguri do të shohin “mrekullitë” që ka bërë Borati dhe boratët e vet.

I dashur Borat,

Shëndetësia nuk është një mur i lyer apo një shtrat i ri operator!

Shëndetësia është financimi publik i mjaftueshëm që vjen nga sigurimet shëndetësore ose buxheti i shtetit dhe jo ky palo sistem ku gjysma e shpenzimeve paguhen direkt nga xhepi i pacientit sikundër ndodh vetëm në Afrikë!

Shëndetësia sot paguhet sipas DRG-ve dhe jo me buxhete historike që lëvrohen sipas të njëjtave metoda që keni trashëguar nga baballarët komunistë!

Shëndetësia europiane nuk ka 1 mjek për 1,000 banorë dhe nuk ka një perspektivë të zymtë që ky tregues vital të shkojë drejt përkeqësimit, pasi çdo student që nis fakultetin e mjeksisë, nis njëkohësisht edhe kursin e gjuhës gjermane!

Vetëm pasi të kesh rregulluar këto, mund të fillosh të mendosh për të lyer mure! Por ti nuk kupton asgjë nga këto, pasi shëndetësia jote është si gjithçka tjetër që ti bën, thjesht për dukje, për propagandë dhe për t’u hedhur hi syve njerëzve!

Kthjellohu Borat!!!

Zjarr Tv Ad