Ngjarje e pazakontë në futboll, presidenti i klubit merr mikrofonin dhe ironizon arbitrin: Urime, ju jeni një fenomen

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur gjatë ndeshjes mes Vado Ligure dhe Ligorna në Serinë D. Teksa ishin në minutat e fundit presidenti i Vado, Franko Taraboto mori mikrofonin e spikerit dhe ironizoi arbitrin Eposito. Kjo ka ndodhur për shkak të humbjes dhe se arbitri përjashtoi nga loja 3 futbollistë.

“Përshëndetje, gati… Urime arbitër, ju jeni një fenomen. Urime “.

Pas reagimit të presidentit edhe tifozët kanë shpërthyer në ofendime ndaj Epositos.

Përveç se duhet të pranojnë humbjen tashmë klubi duhet të pagujë një mijë euro gjobë.

Ndeshja tashmë është futur histori dhe jo për rezultatin në fushë, por për episodin ‘fenomenal’

PANORAMASPORT.AL

Zjarr Tv Ad