Ngjarje tragjike! E zuri korenti në vendin e punës, humb jetën i mituri në Dimal

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dimal, ku një 17 vjeçar ka ndërruar jetë.

Ai humbi jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike në një lavazh, ku edhe punonte.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 37 vjeç, banues në Dimal, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Mëngjesin e sotëm, në lavazhin në pronësi të 37-vjeçarit, një shtetas 15 vjeç, banues në Dimal, i cili punonte si ndihmës, në këtë lavazh, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, vijojnë hetimet për të dokumentuar përgjegjësinë penale të shtetasit A. H.

Zjarr Tv Ad