Ngjarjet kriminale në vend, ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, Gledis Nano shkarkon nga detyra drejtorin e Policisë Kriminale

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka vendosur që të bëjë disa ndryshime në kupolën e Policisë.

Pas ngjarjeve kriminale dhe atentateve të bujshme Nano ka vendosur që të shkarkojë nga detyra Drejtorin e Policisë Kriminale, Tonin Vocaj.

Mësohet se është bërë një mbledhje mes drejtuesve të policisë, ku ka pasur edhe debate dhe Nano ka njoftuar ndryshimet e reja.

Bëhet me dije se në vend të Vocaj, është emëruar Neritan Nallbati, që aktualisht mban detyrën e Drejtorit në Policinë e Durrësit.

Tonin Vocaj, është emëruar Zv/drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe Drejtor i Rendit dhe Sigurisë Publike. Ky post mbahej nga Albert Dervishi.

Albert dervishaj nga zvdr i përgjithshëm emërohet dekan në fakultetin e hetimit te krimit në Akademinë e Sigurisë

Kujtojmë që këto ndryshime në kupolën e policisë vijnë pas dy atentatëve të bujshme, njëri në mbikalimin e Fushë- Krujës ku u vranë tre persona dhe tjetri në Milot, ku u vra Klisman Preçi dhe mbeti i plagosur Ylli Brahimi.

Zjarr Tv Ad