Ngjarjet në kufi/ Aleksandër Vuçiç thërret Këshillin e Sigurisë së Serbisë, pas vendimit të Kosovës për…

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas ngjarjeve të fundit në Kosovë, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Serbisë.

Sipas mediave serbe, temë kryesore e mbledhjes do të jenë ngjarjet në Kosovë, lidhur me vendimin e Kosovës për reciproritet, në lidhje me target serbe që nuk do të lejohen të hyjnë në vend.

Mëngjesin e sotëm, Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës, janë pozicionuar në pikën kufitare Kosovë – Serbi, në Jarinje.

Policia është vendosur atje për të zbatuar kështu vendimin e marrë sot në Kosovë. Asnjë veturë që niset nga Serbia drejt Kosovës, nuk mund të kalojë në pikat kufitare, pa u pajisur me targat e përkohshme të Republikës së Kosovës, që kushtojnë 5 euro.

Zjarr Tv Ad