Niko Peleshi flet për situatën në vend: Në datë 11 do të shtohen reshjet…

0
118
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, në deklaratën e tij  për mediat, zhvilluar nga Komiteti Ndër-ministror i Emergjencave Civile, pas situatës së rënduar meteorologjike në vend, është shprehur se; në datë 11, do të ketë intesifikim të reshjeve.

Ndër të tjera, në fjalën e tij Ministri i Brendshëm, Peleshi, ka treguar gjithashtu, se reshjet do të kenë një trend rënës, në datë 12.

Ministri Peleshi, është shprehur se qarku i Shkodrës dhe Lezhës, paraqesin situatë më problematike, ndërkohë që fshati Obot është përmbytur.

“Janë përmbytur toka bujqësore kryesisht në Shkodër dhe Lezhë. Një pjesë e tyre e madhe janë joproduktive. Prej ditësh AKMC ka ngritur shtabe në cdo prefekturë dhe çdo bashki. Ka funksionuar në mënyrë shumë të mirë reagimi i pushtetit lokal. Gjatë ditës së sotme në Shkodër dhe Lezhë kemi kryer operacione për evakuimin e disa familjeve. Për këto prurje të shirave dhe këto nivele reshjesh, për shkak se kemi punuar gjatë këtyre viteve nuk jemi në gjendjen siç kemi qenë në vitet e kaluara. Nuk kemi familje të rrezikuara nga uji.

Në Shkodër kemi rritje të niveleve në Drin, Bunë, Gjadër dhe Kir. Fshati Obot si gjithmonë është rrethuar nga uji. Në dispozicion janë mjetet tona të ushtrisë ku janë transportuar 100 persona. Prurjet janë 10 herë më të mëdha se përdorimi i hidrocentraleve. Shkarkimet janë të moderuara deri tani.

Parashikimi metereologjik nuk na bën shumë pesimist, pas orës orës 9 të mëngjesit kemi një situatë pozitive, veç qarkut të Gjirokastës.  Pasnesër sipas parashikimit Gjirokastra, Kukësi dhe Dibëra parashikohet të ketë një sasi reshjesh të moderuara. Data 11 do të jetë data ku reshjet do të jenë në sasinë e tyre më të madhe. Në datë 12 reshjet do të jenë të një pas njëshme por do të vijnë në rënie. Kemi 3 izolime shtëpish në Vaun e Dejës por nuk ka nevojë për evakuim. Sa i përket Lezhës, janë evakuuar 2 familje. Niveli i ujit është shumë i lartë në lumenjtë Drin dhe Gjadër. Është ndërhyrë në argjinaturën e lumit Gjadër. Në Vlorë ka vetëm një shembje rruge në segmentin Borsh-Piqeras. Niveli i ujit te ura e Mifolit është 6.2 metër, kemi rënie të lehtë. Kuota aktuale në lumin Vjosë ëhstë në 5.4 nga 6.5 që është niveli alarmit. Në aksin rrugor Fier-Ballsh në vendin e quajtur kthesa e Visokës ka patur rrëshkitje dheu”, kështu është në fjalën e tij Peleshi.

 

Zjarr Tv Ad