Avioni me 50 pasagjerë bie në mes të detit, vetëm 4 minuta pasi u ngrit nga pista…

0
342
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një avion pasagjerësh Boeing 737, që mbante 50 persona është zhdukur në det, pasi ra nga 10 mijë metra lartësi, menjëherë pas ngritjes në Xhakarta, pretendojnë raportet e para të mediave ndërkombërtare.

Aeroplani Sriwijaya Air, është nga Kryeqyteti indonezian të shtunën, ku po drejtohej për në Pontianak në provincën Kalimantan Perëndimore, kur humbi kontaktin me dhomën e kontrollit, sipas raporteve të mediave lokale.

Aeroplani – që besohet të jetë një Boeing B737-500 – mësohet se ka rënë nga 10 mijë metra, në më pak se 60 sekonda, vetëm katër minuta pasi u ngrit.

Kompania ajrore indoneziane Sriëijaya Air, është ende duke marrë më shumë informacion, para se të lëshojë një deklaratë.

Vijon…

Zjarr Tv Ad