Ka nisur në Bruksel takimi mes kryeministrit të Kosovës albin Kurti dhe Presidentit serb Aleksandër Vuçiç, takim që do të bëhet me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.
Në takim do të jenë të pranishëm Shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe i dërguari i BE për dialogun, Miroslav Lajçak.
Para nisjes së takimit, Borrell është shprehur se pret që ky takim të mos ketë të njëjtin përfundim si takimi i parë, ku palët ishin të ndara për shumë çështje.
“Kosova dhe Serbia kanë nevojë që përfundimisht të mbyllin kapitullin e të kaluarës së dhimbshme përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme mbi normalizimin e marrëdhënieve dhe të shikojnë drejt të ardhmes evropiane, për qytetarët e tyre. E ardhmja është më e rëndësishme se e kaluara. E kaluara është e rëndësishme, por ne duhet të shikojmë përpara”, tha Borrell para takimit.