Nis protesta e banorëve të Laprakës, Paskuqanit e “5 Majit”: Nuk do lejojmë të na shemben banesat nga “Shqiponja” në Shkozë!

0
96
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka nisur pak minuta më parë protesta e banorëve të disa njësive në Tiranë, kundër prishjes së banesave që preken nga disa projekte si Unaza e Re dhe ndërtimi i një lagjeje të re te “5 Maji”.

Banorë të Paskuqanit, Laprakës si dhe të “5 Majit” kanë kundërshtuar marrëveshjen që u ofron Bashkia e Tiranës për të liruar banesat e tyre. Ata thonë se nuk do të lejojnë shembjen e banesave, nga rrethrotullimi i “Shqiponjës” deri pranë Shkozës.

Protesta vijon prej disa ditësh, ndërsa më herët është mbajtur edhe përballë Parlamentit të Shqipërisë. Tentativa e kryeministrit Edi Rama për të negociuar me tre gratë përfaqësuese të protestuesve duket se nuk dha rezultat, pasi banorët u shprehën se nuk kanë ndërmend të firmosin kontratat e Bashkisë.

Zjarr Tv Ad