Nishani ndërroi jetë në Gjermani, mbërrin në Presidencë arkëmorti i ish-presidentit Nishani

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Trupi i pajetë i ish-Presidentit Bujar Nishani ka mbërritur në atdhe. Në orët e mbrëmjes të së martës, makina me arkëmortin e ish-Presidentit Bujar Nishani kaloi pikën e kufirit të Morinës mes Kosovës dhe Shqipërisë. Në një ceremoni të improvizuar forcat policore kosovare të kufirit në Morinë nderuan ish-Presidentin. E shoqëruar me polici, makina që mbante arkëmortin u nis drejt Tiranës dhe më pas iu drejtua Presidencës. Arkëmorti i tij do të vendoset në sallën “Skënderbeu” në Presidencë, ku familjarët do të presin vizita dhe homazhe nga të afërm, miq dhe dashamirës. Homazhet do të zhvillohen për dy ditë me radhë. Të enjten ish-presidenti do të përcillet në banesën e fundit në varrezat e Sharrës në Tiranë.

Për më tepër ndiqni linkun më poshtë:

Zjarr Tv Ad