Nisi si lojë mes fëmijëve, shkrumbohet banesa e shqiptarëve në Itali

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banesa e një familjeje emigrantësh shqiptarë në komunën Firenzuola në provincën e Firences është shkrumbuar nga zjarri. Nga flakët kanë mbetur të plagosur rëndë dy fëmijë djali 8 vjeç dhe vajza 11-vjeçare, si dhe nëna e tyre.

Nga sa bëhet e ditur, të plagosurit kanë djegie në mbi 50 % të trupit dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Dyshohet se motivi i zjarrit ka nisur nga një lojë me çakmak mes dy fëmijëve në sallonin e banesës e që më pas ka shkaktuar marrjen flakë të divanit ku po luanin. Fëmijët janë të shtruar në spitalin Mayer të Firences.

Vogëlushi 8 vjeçar i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal ndërsa 11-vjeçarja ndodhet e shtruar në repartin e reanimacionit.

Ndërkaq, nëna është transportuar me urgjencë me helikopter në spitalin e Torinos.

Zjarr Tv Ad