“Ulni tarifat, s’jemi bankomat”, studentët mblidhen para Ministrisë së Arsimit. Protestë në Korçë, Durrës dhe Elbasan

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka vijuar edhe sot protesta e studentëve, të cilët kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, heqjen e tarifës për provimet e mbartura, uljen e taksës dhe përmirësim të kushteve në konvikte.

Mirëpo, ndryshe nga dita e djeshme, protesta e Universitetit të Tiranës është përhapur edhe në Universitetin e Durrësit, Korçës dhe Elbasanit.

Lëvizja për Universitetin thotë se studentët e Fakultetit të Drejtësisë, Mjekësisë, Shkencave Sociale, Histori Filologjisë, Gjuhët e Huaja dhe Shkencat e Natyrës kanë bojkotuar mësimin dhe i janë bashkuar protestës.

Ata pas grumbullimit në oborret e fakulteteve, studentët kanë marshuar drejt Kryeministrisë. Gjatë marshimit të tyre ata kanë hedhur thirrje kundër qeverisë, për të anuluar VKM-në, që i detyron të paguajnë për provimet e bartura. Më pas ata kanë marshuar drejt ministrisë së Arsimit.

“E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, kanë qenë këto thirrjet e studentëve përpara godinës së Ministrisë së Arsimit. Po ashtu ata kanë hedhur dhe thirrje “ulni tarifat”, “nuk jemi bankomat”.

Zjarr Tv Ad