“Nisim punën për ringritjen e PD”, Basha me strukturat në Berat, i pranishëm edhe Enkelejd Alibeaj

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me strukturat drejtuese të PD të Qarkut të Beratit.

Kryedemokrati bën të ditur se tashmë ka nisur nga puna për riorganizmin dhe ringritjen e forcës politike përballë qeverisë që sipas tij po kalon më shumë kohë në zyrat e SPAK. Në këtë takim ka qenë i pranishëmm dhe deputeti Enkelejd Alibeaj.

Postimi i plotë i Bashës:

Me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike të Qarkut të Beratit, nisëm punën për riorganizimin dhe ringritjen e forcës sonë politike në lartësinë e pritshmërive të qytetarëve dhe të gatshme të përballet me këtë qeveri të korruptuar, e cila po kalon më shumë kohë në zyrat e SPAK-ut sesa në krye të detyrës.

Abuzimi dhe shpërdorimi me pronat dhe taksat e shqiptarëve janë të kudondodhura, siç është rasti i ujësjellësave anembanë vendit, të cilët janë në prag falimenti sepse janë kthyer në kuvli korrupsioni dhe ndërrmarje publike në të cilat punësohen militantë në shërbim të pushtetit. Kostot e këtij dështimi korruptiv i paguajnë qytetarët e që ky abuzim të marrë fund, drejtësia duhet të bëjë detyrën e saj duke vendosur para përgjegjësisë ata që kanë shkelur në mënyrë flagrante ligjin dhe kanë dëmtuar interesat e qytetarëve.

Përballja pakompromis me korrupsionin, partneriteti i padiskutueshëm me aleatët strategjikë të Shqipërisë, pastrimi i politikës përmes vetting-ut, dhënia e fuqisë qytetarëve të zgjedhin me votë përfaqësuesit e tyre në Parlament, vota e diasporës, kufizimi i mandateve, rritja e kontrollit dhe llogaridhënies së qeverisë janë busulla jonë në rrugëtimin e ri që kemi nisur për çlirimin e politikës dhe ekonomisë.

Zjarr Tv Ad