Sot në Tokio po mbahet ceremonia spektakolare për startimin e Lojërave Olimpike. Ndryshe nga vitet e tjera për shkak të pandemisë së Covid-19 të pranishëm në stadium janë vetëm 950 persona dhe e gjithë ceremonia nga pjesa më e madhe e sportdashësve po ndiqet online.
Shqipëria në këtë kompeticion do të përfaqësohet nga 9 sportistë të cilët janë shpresë plotë edhe për fitimin e një medalje në fund.
Në hapje të ceremonisë u mbajt një minutë heshtje për të gjithë viktimat e Covid në të gjithë botën.
Më shumë se 11,238 atletë nga 204 shtete do të garojnë në 33 sporte dhe 50 disiplina të ndryshme në “Tokyo 2020”.
Gjatë ditëve të fundit u diskutua edhe mundësia e anulimit të këtyre Lojërave për shkak të shtimit të rasteve së të infektuarëve me koronavirus, megjithëse pas sugjerimit te OBSH këto Lojëra u vendosën që të mbahen.