Një fshat serb që mban emrin e Vladimir Putin

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fshati ku jetojnë serbët në Medvegjë për banorët ka ndërruar emrin. Ndër vite ata presin që t’u vijë mysafir ai që e duan fort. Vladimir Putin në Serbi nuk e ka vetëm emrin e një fshati. Por, disa bare të quajtur Krimea dhe organizata miqësie e biznese. Banorët e Putinovos i thonë mirësevjen tek miqtë. Në Beograd kanë vërshuar flamujt trengjyrësh. Presidenti rus do të vijë pasdite në Serbi në takimin e 14 me homologun serb. Atij do t’i sjellë urdhrin më të lartë të Federatës Ruse. Presidenti Vuçiç atij do t’i dhuroj një qen sharri nga Kosova, siç e quajnë, racë serbe. Para tij ka arritur shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov dhe është pritur nga homologu, Ivica Daçiç. Putin do të sigurohet nga mijëra policë, qyteti është bllokuar kurse do të shoqërohet nga avionët luftarakë serb.

 

Zjarr Tv Ad