Noizy puth Dhurata Dorën, dalin pamjet nga koncerti

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Mi amor” mund të konsiderohet pa frikë hiti i verës që sapo lamë pas. Në çdo diskotekë, janë dëgjuar padyshim zërat e Noizyt dhe Dhurata Dorës.

Suksesi ka bërë që dyshja të jenë bashkë edhe në koncerte. Ata përgjatë këtij sezoni, kanë performuar disa herë bashkë.

Mirëpo, në koncertin më të fundit është vënë re që Noizy dhe Dhurata, kanë dhe një raport shumë miqësor me njëri-tjetrin. Ata janë vënë re teksa kanë shkëmbyer edhe një puthje.

Ky detaj nuk ka kaluar pa u komentuar nga fansat, të cilët kanë nisur aludimet rreth marrëdhënies së tyre.

Zjarr Tv Ad