Noka: Berisha miku më i madh i SHBA, ‘non grata’ prej lobimit të Soros! PD s’ndalet për të rrëzuar Ramën

0
115
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat i Komisionit të Rithemelimit, Flamur Noka, tha se Sali Berisha është shpallur non grata si rrjedhojë e lobimit të multimiliarderit George Soros.

Flamur Noka theksoi se Sali Berisha është miku më i madh i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe armiku i Soros-it.

Sipas deputetit Noka, koha do të vërtetojë gjithçka ndërsa shtoi se asgjë nuk e ndalon Berishën dhe Partinë Demokratike për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës.

“Berisha është non grata nga Geroge Soros. Një gjë nuk ndërron në leksikun tonë, për t’i bërë me dije shqiptarëve që Soros është ai që fshihet pas kësaj.

Berisha është miku më i madh i Amerikës por është non grata se është armiku i Soros.

Koha do ta vërtetojë dhe do të qartësohet gjithçka. Asgjë nuk e pengon Berishën dhe PD që ky regjim duhet rrëzuar me çdo kusht.

Pengesa e vetme është në kokën e atij që e mendon.”-tha Noka.

Zjarr Tv Ad