Noton 5 kilometra për t’iu arratisur policisë

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ben Ëandera nga  fshati Buduong’i tha se notoi për rreth 5 kilometra për të shpëtuar jetën e tij. Ai rrëfeu se gjatë incidentit të orës 01:00 të natës, tre kolegët e tij u arrestuan dhe u dërguan në një kamp ndalimi në Ugandë.

“Ushtarët na zunë pritë kur po hidhnim rrjetat e peshkimit dhe filluan të na gjuanin. Ishin rreth 10 oficerë në një varkë të zakonshme  të armatosur me armë,”-tregoi ai.

Me ndihmën e xhaketës që kishte veshur notoi në brigjet e liqenit pranë qytetit Sio Port.

“U hodha në liqen për ti tërhequr vëmendjen me shpresën se ata do të linin të qetë kolegët e mi. Por ndërsa notoja i dëgjoja të qarat e tyre. Ushtarët nuk e morën mundimin për të më ndjekur,”-shtoi peshkatari.

Ai i kërkoi Presidentit Uhuru Kenyatta që të vendosë menjëherë oficerë detarë kenianë për t’i mbrojtur nga sulmet.

 

Zjarr Tv Ad