“Nuk cenuam askënd fizikisht”- Debate në Konferencën e Kryetarëve, Gjekmarkaj dhe Tabaku-deputetëve të PS-së: Turp, përjashtuat opozitën

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbledhja me dyer të mbyllura e konferencës së kryetarëve është shoqëruar me debate mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.

Ligjvënësit demokratë Jorida Tabaku dhe Agron Gjekmarkaj e kanë konsideruar të turpshëm vendimin e Komisionit të Etikës për përjashtimin e 8 deputetëve opozitarë pasi bllokuan Kuvendin, duke mos lejuar votimin e Reformës Zgjedhore.

Tabaku është shprehur se nuk u cenua askënd dhe se bllokimi i seancës ishte në formë proteste,

“Përjashtimi i deputetëve të PD-së i turpshëm. Seanca u bllokua për një kërkesë legjitime që ju e refuzuat. Ju na keni kufizuar hapësirat. Vendimi erdhi pasi ju refuzuat të fusni në rend një kërkesë të grupit tonë. Nuk cenuam askënd fizikisht, ishte formë demokratike proteste”, u shpreh ajo.

Ndërsa deputeti Gjekmarkaj theksoi se vendimi është arbitrar dhe se akti i ligjvënësve opozitë ishte simbolik.

“Është turp që keni përjashtuar opozitën nga seanca. Ky është vendim arbitrar dhe i turpshëm. Më kujtohet nje slogan juaji “Shqipëria që duam” dështuat ta bënit këtë. Tani po bëni “opozita që duam”. Akti ynë ishte simbolik”, tha Gjekmarkaj.

1. Elda Hoti
2. Albana Vokshi
3. Bledion Nallbati
4. Zheni Gjergji
5. Lefter Gështenja
6. Asllan Dogjani
7. Luan Baçi
8. Gazment Bardhi

Përjashtimi erdhi pas kërkesës së një grupi deputetësh të Partisë Socialiste, ku theksohej se deputetët e opozitës bllokuan kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla që të ulej në drejtimin e seancës.

“Përkatësisht deputetët Elda Hoti, Albana Vokshi, Bledion Nallbati dhe Zheni Gjergji bllokuan vendin në sallën e seancës plenare, ku ulet Kryetarja e Kuvendit, duke penguar që të vijonte normalisht seanca plenare, pas mbylljes së diskutimeve.

Deputetët Lefter Geshtenja, Asllan Dogjani, Luan Baçi dhe Gazmend Bardhi në koordinim me njëri-tjetrin penguan korridorin hyrës të Kryetares së Kuvendit në sallën e seancës plenare, me karrige si dhe nuk lejuan kalimin e saj drejt vendit të saj, për të njoftuar vijimin ose mbylljen e seancës plenare sipas kompetencave që i njeh ligji dhe Rregullorja e Kuvendit.

Deputeti Gazmend Bardhi e pengoi Kryetaren që të jepte njoftimet duke i hequr kartën nga pajisja elektronike gjatë fjalës së saj që po mbante në një nga vendet ulëse të Këshillit të Ministrave, në pamundësi që të fliste nga vendi i saj si pasojë e bllokimit nga deputetë të opozitës siç përshkruhet më sipër.

Të gjitha veprimet e mësipërme, përbëjnë shkelje të rënda sipas Rregullores së Kuvendit, neni 65/1, pika a’, (pengimi i seancës plenare, shkaktim kaosi) dhe që vijnë në kundërshtim të hapur me Kodin e Sjelljes së Deputetit, pasi përbëjnë veprime të papërgjeshme, kundër normave etike për deputetin si model për shoqërinë dhe që cënojnë rëndë imazhin e Kuvendit dhe vetë deputetit në publik”, thuhet në letrën e deputetëve të PS.

Zjarr Tv Ad