“Nuk dua të vdes e virgjër”

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pёrsёri Renzo
Milano, 18 mars 1982
Pёrshёndetje vajza ime, si je? Kam shumё dёshirё tё tё shoh e tё tё qёndroj pranё. Edhe pse ka kaluar vetёm njё ditё nga largimi, dёshira pёr tu rikthyer tek ti ёshtё shumё e madhe. I jap kurajo vetes sepse e di se sё shpejti do tё jemi prapё bashkё. Ti je vёrtet gjёja mё e bukur qё kam bёrё ndonjёherё dhe jam shumё krenar pёr ty dhe ti e di qё jam shumё i rreptё nё gjykimin e njerёzve.
Ti ke shpalosur tё gjithё forcёn dhe bukurinё e karakterit tёnd dhe ky ёshtё gёzimi mё i madh qё mund tё mё jepje.
Je gjithmonё e pranishme nё biseda me miq dhe kolegё kёtu nё ndёrmarrje. Çdo moment flasim pёr ty. Ti ke fituar simpatinё e tё gjithёve me qetёsinё dhe optimizmin tёnd, saqё u vjen e natyrshme tё tё konsiderojnё mikeshё tё shtrenjtё e tё pyesin pёr ty.
Nuk e kanё tё gjithё kёtё dhunti dhe ёshtё tregues i vlerёs tёnde si person. Nuk mund tё dёshiroja njё bijё mё tё mirё se ty, nё tё gjitha kёndvёshtrimet. Do tё pёrballesh me jetёn pёr tё fituar dhe jo vetёm pёr tё mbijetuar dhe do tё shohёsh se do t’ja dalёsh nё gjithçka qё do tё duash. Unё dhe mami do tё jemi gjithmonё nё krahun tёnd dhe jam i bindur se do tё vije dita qё ti tё jesh nё krahun tonё.

Do tё shpёrblehesh pёr mundimet dhe kurajon tёnde. Mos u dorёzo kurrё, bёhu e fortё, vazhdo pёrpara gjithmonё, edhe pas ndonjё dёshtimi, ringrihu, kёmbёngul, lufto. Jeta vlen tё jetohet, jeta do mendje dhe zemёr, vullnet dhe gёzim pёr ta jetuar, mund t’i duash tё gjitha, t’i kesh tё gjitha dhe tё jesh e lumtur.
Njerёzit si ty meritojnё tё jenё tё lumtur dhe unё jam me fat qё tё kam bijё.
Vazhdo tё studjosh, pёrpiqu fort, e di qё do ta bёsh, por mё ler tё ta them gjithesesi, se mё bёn tё ndihem mё pranё teje.
Do tё doja tё isha mё i dobishёm pёr ty, por mbaje mend unё mund tё jem vetёm ndihmёs, protaganistja e jetёs tёnde je ti. Jeta jote do tё ketё ato fryte qё do tё duash ti, nёse nuk do tё ketё fryte do tё jetё se nuk i ke dashur, por jam i bindur se do tё ketё, ndaj mendo pёr gёzimin qё do tё pёrjetosh kur t’i arrish. Do t’i arrish tё gjitha por pak mё me shumё mundim se tё tjerёt.
Mendo cila je pёr shoqet e shkollёs dhe mikeshat e tua, mendo si tё shohin ato dhe tё tjerёt, tё shohin me respekt dhe konsideratё, jo me mёshirё, tё çmojnё ty si person dhe vullnetin tёnd. Ky ёshtё qё tani njё rezultat i mrekullueshёm.
Tё perqafoj fort,
Babi
Bёji te fala mamit dhe ji e qetё.
Dashuria e parё e madhe e jetёs time, burri qё kam dashur mё shumё nga tё gjithё, ka qenё gjithmonё Renzo, babai im. Pastaj erdhi Giampaolo, por babai im mbetet babai im. Edhe tani qё nuk ёshtё mё.
Nuk ka patur kurrё ndjesi rivaliteti mes tij dhe Giampaolos. Nuk jam njё grua qё kёrkonte tek njё burrё, dashurinё e tё atit, sepse atё e kam patur me bollёk, aq sa tё mё mjaftojё pёr njё mijё jetё. Ai ishte Renzo, im atё, Giampaolo ёshtё burri qё kam zgjedhur pёr tё kaluar jetёn dhe e dua pafund.
Renzo na ka qёndruar gjithmone pranё, po ashtu edhe nёna ime Franca. Por me babain tim kam patur njё lidhje tё veçantё qё tё gjithё e dinin. Ishte njё simbiozё perfekte. Renzo ka qenё pёrherё siguria ime. Çfarёdo gjёje qё mund tё mё ndodhte, kisha atё qё mё mbronte.
Bota mu shemb nё njё mёngjes vjeshtё plot dritё kur im atё mё tha se ishte i sёmurё, vetёm 2 vite pasi unё dhe Giampaolo ishim bashkё.
Po qёndronim nё oborrin e shtёpisё sonё nё Piacenza, ai erdhi u ul pranё meje dhe mё tha: “Mos qaj, mё kanё gjetur njё tumor nё mushkёri, mё thanё se ёshtё i kurueshёm dhe çdo gjё do tё shkojё mirё . Kur i tregova mjekut se sa vjeç jam, mu pёrgjigj se dukem mё i ri.” Renzos i pёlqente vetja mё shumё se sa mendonin tё tjerёt.
“Atёherё i bie tё jesh mё i riu nё varreza” i thashё, e do tё kisha dashur tё vdisja nё atё çast. Dhe jo pёr shkak tё batutёs – unё dhe ai kemi qeshur gjithmonё pёr gjithçka edhe pёr gjёrat mё dramatike dhe nё fakt nё atё moment ai qeshi – por sepse e dija se asgjё nuk do tё shkonte mirё. Sёrish ai zёri i mallkuar brenda meje mё tha: “Mori fund”.
Dhe ndodhi kёshtu. Renzo jetoi njё vit, duke zgjedhur tё kurohet kёtu ne Piacenza pёr tё mё qёndruar pranё. Vdiq po kёtu.
Pengu i tij mё i madh ishte fakti se u sёmur pikёrisht kur vajza e tij e dashur kishte gjetur njё njeri tё mirё pёr tё kaluar jetёn. Kёshtu e pёrkufizonte Giampaolon dhe pёr tё njeri i mirё do tё thoshte gjithçka.
“Mё vjen keq” mё tha njё pasdite teksa ishim vetёm nё dhomёn qё kishim pёrgatitur pёr tё. “Kam bёrё shumё gjёra pёr shtёpitё e tё tjerёve e nuk arrij tё bёj dot mё asgjё pёr shtёpinё e vajzёs sime”. Ai qё i kishte duart e arta, qё punonte hekurin, drurin dhe çdo material tjetёr, nuk kishte mё fuqi pёr tё ndёrtuar diçka pёr ne. E ngushёllonte fakti se Giampaolo i kishte duart e arta si tё tijat.
“Ke qenё me fat” mё thoshte pёr Giampaolon. “E meriton”.
Bota ime po tronditej sёrish. Nuk e di se pёrse – unё qё nuk jam besimtare – mendoja se duke pёrfunduar nё njё karrige me rrota nё moshёn 15 vjeçare i kisha kaluar tё gjitha tё kёqijat e jetёs. E kisha shlyer llogarinё time paradhёnie. Kushedi çfarё llogarie dhe kujt.
E kisha pranuar aksidentin tim dhe pasojat e tij por ishte e papranueshme tё shikoja babain tim tё shuhej.
Nuk kam pranuar faktin se nuk munda ta pёrqafoj para se tё ikte pёrgjithmonё. Ka qёna hera e parё qё e kam urryer me gjithё qёnien time karrigen me rrota qё mё pengonte t’i afrohesha krevatit ku ndodhej im atё pa pikё fuqie pёr tё lёvizur. Pёr herё tё parё ndjeva kufizimin e tmerrshёm tё tё qenit tetraplegjike. Unё e paralizuar nё karrigen time, ai i palёvizur nё shtratin e spitalit. Dashuri dhe dhimbje e pafund shkrihej nё shikimet tona, si e vetmja mёnyrё e mbetur komunikimi.
Luftoi deri nё fund edhe kur shpresё nuk kishte mё, nёse kishte patur ndonjёherё. Pranё deshi gjithmonё Giampaolon. Kur shkonte tё bёnte kemioterapinё, analizat apo tё fliste me mjekёt donte me vete vetёm Giampaolon.
Giampaolo me tregonte se qёndronin tё ulur pranё njёri-tjetrit nё sallat e pritjes tё spitalit, pa patur nevoje pёr tё folur, tё bashkuar nё njё rreth vlerёesimi dhe respekti, tё izoluar nga gjithçka qё i rrethonte. Ata tё dy, burrat qё kam dashur mё shumё nё botё.
Gjesti mё bujar qё kam bёrё pёr babain tim ka qenё t’i thoja: “Mos lufto mё, mund tё ikёsh”. Ai po vdiste por nuk donte, dhe jo vetёm pёr shkak tё instinktit tё mbijetesёs apo se tё jetonte i pёlqente, por sepse nuk donte tё mё linte. Kishte frikё pёr mua. E ka patur gjithnjё ketё frikё. Frikё se nuk do tё dija tё mbrohesha, se varёsia e plotё fizike mё bёnte tё brishtё. Edhe pse ia kisha provuar nё rrjedhёn e viteve se isha e fortё, kjo frikё e kishte shoqёruar gjithnjё.
Ai gjithmonё ka dashur tё mё mbronte dhe ia kishte thёnё edhe Giampaolos:” Mbroje. Ajo nuk mund tё mbrohet vetё.” E kishte fjalёn nga pikёpamja fizike, por jo vetёm. Pavarsisht tё gjithave, nuk kishte reshtur sё konsideruari si njё fёmijё. Ti thoja: “Ik baba, shko i qetё” ka qenё gjesti mё i madh dhe i vёshtirё i dashurisё qё kam bёrё pёr tё. Sepse nё tё vёrtetё nuk doja qё tё ikte, nuk doja. Pa tё, jeta mё dukej njё rrёmujё faktesh absurde, koha rridhte pa kuptim. Edhe pse afёr kisha Giampaolon, nёnёn time dhe miqtё. Por ama arrita ti them ik.
Ditёn e parafundit tё jetёs sё tij ishim nё spital, nё njё moment spostoi maskёn e oksigjenit pёr tё mё thёnё mё shumё mundim: ” Jam i lumtur”.
“Pёrse je i lumtur, ba”?
“Pёr gjithçka. Je e mrekullueshme”.
Ky ishte himni i tij i jetёs. Tё qenurit i lumtur, gjithmonё. Dhe une pёr tё e mrekullueshme.
Iku mё 8 tetor tё 2008. Nuk arriti tё shihte mua dhe Giampaolon tё martoheshim dhe tё pёrfundonim rregullimin e shtёpisё. Nuk mundi tё lexonte librat qё kam shkruajtur qё nga ajo ditё deri mё sot, nuk arriti tё shihte kaq shumё gjёra qё kam bёrё nё pak vite. Sukseset, dёshtimet.
Kur na morёn nё katёr tё mёngjesit pёr tё na thёnё se kishte vdekur, une nuk derdha asnjё lot. Giampaolo mё çoi menjёherё tek ai.
Hymё nё dhomёn e spitalit. Pashё trupin e tij tё mbёshtjellё me çarçafё. I kishin lёnё zbuluar vetёm fytyrёn. Shprehia e fytyrёs ishte e pёrqёndruar, si tё kishte dashur tё kuptonte cfarё i kishte ndodhur, por mё kot. Kishte tё njёjtёn pamje kur flinte dhe shihte ёndrra tё kёqija.
Pyesja veten pse ia kishin mbёshtjellё dhe duart me çarçafё. Do tё kisha dashur t’ia perkedhelja pёr tё ndjerё nёse i kishte tё ftohta. Por vetёm mund ta vёshtroja. Kisha vetёm pak kohё pёr ta parё. Mё vonё nuk do tё mundja mё. Pёrsёri ajo ndjesia e tmerrshme e pafuqisё, nuk mund tё ngrihesha, tё shkoja pranё tij e ta perqafoja.
Nuk doja tё mё preknin. Nuk doja tё mё flisnin. Doja tё zhdukesha unё, por duke mbajtur shtrёnguar atё zemёrim, qё ishte e vetmja ndjenjё qё mё mbante gjallё dhe shenjonte njё marrёdhёnie mes meje dhe duarve tё tij tё mbёshtjella me çarçafё si njё mumje.
Duhet tё isha unё aty, atё natё. Duhet ta shihja unё fytyren teksa i mbyllej botёs. Mё takonte mua ai udhёtim i fundit i tij.
Nё qetёsinё e shurdhёt tё spitalit kuptova me kthjelltёsi tё pamёshirshme se Renzo nuk ishte mё. Im atё nuk ishte mё.
Une e di se nёse nuk vdiqa e virgjёr – pёr dashuri, pёr aventura, pёr suksese, pёr dёshtime, pёr beteja tё humbura e tё fituara, domethёnё nuk vdiqa pa jetuar – i detyrohem mbi tё gjitha atij.

Marrë nga libri “Non volevo morire vergine” i Barbara Garlaschelli , shkrimtare italiane me aftёsi tё kufizuar fizike.

Zjarr Tv Ad