“Nuk e di kush qëllo”/ Zbardhet DËSHMIA e Mark Frrokut, ja çfarë ndodhi dje në Kepin e Rodonit

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është zbardhur dëshmia e ish-deputetit Mark Frroku , i arrestuar ditën e sotme pas përfshirjes në konfliktin për prona në Kepin e Rodonit.

Ai ka deklaruar se nuk mban mend si nisi konflikit, por ka mohuar të jetë përfshirë duke thënë se prezenca e tij në zonë ka qenë për shkak të angazhimit me disa përfaqësues të Kishës Katolike, e cila raportohet si palë e përfshirë në këtë përplasje. Ai ka shtuar se ka kontratë për menaxhimin e pronave të kishës.

“Kam kontratë për menaxhimin e pronave të kishës, por nuk e di kush është zënë dhe pse nisi sherri. Nuk i mbaj mend…nuk di kush qëlloi dhe çfarë bënë…”, tha Frroku.

Megjithatë, sipas burimeve nga policia, përfshirja e tij është e dëshmuar me pamje filmike, ndërsa një i afërm i tij raporton se ka qëlluar me armë.

Raportohet se të arrestuar deri më tani janë banorët e zonës, Bajram Kaçuli, Ylli Reka, Erjon Reka dhe Orgito Reka, të cilët akuzohen për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “ Vetëgjyqësia”. E po ashtu, personat që pretendojnë se janë përfaqësuesit e kishës: Mark Frroku, Antonio Lazari, Pal Doda dhe Martin Lazeri, të cilët akuzohen për veprat penale “Kanosja”, “Moskallzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike.”

Zjarr Tv Ad