Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka kritikuar kreun e qeverisë së Kosovës Albin Kurti për mënyrën e tij të qeverisjes.
Ai thotë se Kurti është politikani më i vjetër në vend dhe si i tillë “s’mund të riedukohet”.
“Unë nuk e kam as detyrë e as qëllim me eduku z.Kurti se ai i vogël nuk është dhe unë besoj që nuk ka shpresë me u rieduku ose me u ndryshu z.Kurti. Ne e njohim, është politikani më i vjetër në Kosovë. Është në politikë së paku prej vitit 1997. Domethënë ka 24 vjet që merret me politikë dhe s’ka çka ndryshon ai”, tha Krasniqi.
“Unë z.Kurtin e di se s’mund të vlerësojmë jashtë kornizës ideologjike të cilës ai i përket dhe jam i bindur se duke mos u pajtuar aspak me ideologjinë dhe besimin e tij ideologjik por duke ia besuar të drejtën edhe ai tij edhe secilit që të besojnë edhe gabueshëm. Jam i bindur se s’mund të ndryshojë”, theksoi Krasniqi.
“Përgjegjësia ime dhe e PDK’së para së gjithash është për qytetarët e Kosovës, jo vetëm për votuesit tonë, por për qytetarët pa dallim”, shtoi kreu i PDK’së.