Raporti i ‘Global Initiative Network’ për krimin e organizuar , reagon PD: Mafia e lidhur me qeverinë, ka të deleguarit e saj në parlament

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë Rama se është e lidhur me krimin e organizuar dhe se ky i fundit ndikon deri në prokurimet publike.

Duke folur për raportin e “Global Initiative Network”, Jorida Tabaku deklaroi ditën e sotme se mafia ka të deleguarit e saj në parlament.

Ajo më tej thekson se nuk mund të kemi një qeverisje në shërbim të qytetarëve nëse lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk është efektive.

Një tjetër akuzë e Tabakut thotë se mafia dhe krimi organizuar janë aq të fortë sa që mund të pastrojnë paratë në ekonominë tonë.

Reagimi i plotë:

Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet strategjik së pari për vendin dhe më tej për integrimin Europian të Shqipërisë.

Nuk mund të kemi një qeverisje në shërbim të qytetarëve nëse lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk është efektive.

Fatkeqësisht raporti i fundit i Global Initiative Netëork mbi indeksin e krimit dhe korrupsionit tregon rënie të Shqipërisë dhe kapje të shtetit nga krimi organizuar.

Jemi vendi i parë në Europë për prodhimin dhe tregtimin e cannabis gjithashtu jemi kthyer në rruga kyçe e kalimit edhe për kokainën dhe drogërat e tjera.

Jemi të dytët 2 në rajon në lidhje me mafian dhe krimin e organizuar duke u përkeqësuar me vitet e mëparshme.

Aq i ngushtë është lidhja mes mafias dhe qeverisë saqë aktorë të fuqishëm pranë krimit të organizuar përfitojnë prokurime publike madje kanë dhe të deleguarit e tyre në politikë dhe parlament.

Mafia dhe krimi organizuar janë aq të fortë sa që mund të pastrojnë paratë në ekonominë tonë. Sipas raportit 1/3 e ekonomisë sonë është informale.

Kjo nuk është rruga se si një qeveri që aspiron për t’u integruar në BE dhe për të nisur Konferencën e Parë Ndërqeveritare mund të prezantohet në samitin për zgjerimin e BE.

Zjarr Tv Ad