Nuk e priti në takim, kryebashkiaku Jorgo Goro: Vizita e kryeministrit Mistotakis në Himarë…

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, e ka cilësuar si historike, vizitën e kryeministrit grek Kyriakos Mistotakis në Himarë dhe Derviçan ditën e sotme.

Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se kjo vizitë shërbën  për ndërtimin e urave bashkëpunuese,  si në sektorin ekonomik ashtu dhe atë historik mes dy vendeve tona, Greqisë dhe Shqipërisë.

Postimi i plotë i Jorgo Goros:

Himara, ndryshe edhe kryeqendra e gjithë territorit që mbulon Bashkia Himarë, me Njësitë Administrative Lukovë dhe Hore-Vranisht. Dhe si e tillë ishte pikërisht Shëtitorja e Spilesë në Himarë, aty prej nga ku nisi transformimi rrënjësor i çdo Qendre të Banuar në Bashkinë Himarë.

E gjitha kjo e realizuar falë mbështetjes së vazhdueshme të Qeverisë Shqiptare, e cila me vizionin dhe dedikimin personal të Kryeministrit Edi Rama, është sot modeli i zhvillimit ekonomik dhe social në një stad tjetër, e prekshme tashmë për këdo banor të Himarës.

Ndërkohë në lidhje me vizitën e Kryeministrit të Greqisë sot në Himarë z. Mitsotakis, pas interesimit nga ana e disa mediave për këtë vizitë, shpreh kënaqësinë time si Kryebashkiak i Himarës duke konfirmuar faktin se kjo është një vizitë historike për Himarën.

Një vizitë e cila shërben për ndërtimin e urava bashkëpunuese, duke shfrytëzuar kështu potencialin si ekonomik ashtu dhe historik mes dy vendeve tona, Greqisë dhe Shqipërisë.

Zjarr Tv Ad