Rama i premton Mitsotakis bust për …

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot para kryeministrittë Greqisë Kyriakos Mitsotakis se busti i babait të tij, Konstantinos Mitsotakis, do të vendoset në shesh të Derviçanit, i cili do të mbajë dhe emrin e tij.

“Bashkë me kryetarin e bashkisë kemi përgatitur projektin e rilindjes urbane të gjithë sheshit kryesor që do të mbajë emrin e babait të kryeministrit dhe në nderim të tij do të vendoset edhe busti i kryeministrit.”, tha Rama nga Derviçani.

Rama shtoi më pas në formë batute se edhe i biri mund të ketë bust por duhet merituar:“Për të merituar një bust në të ardhmen qirjako duhet të vish 5 herë. Por për ta bërë, duhet të fitojë zgjedhjet sepse si mik mund të vijë sa herë të dojë por mik nuk ka”.

Kryeministri ftoi në inaugurimin e bustit në përvjetorin e vdekjes së Konstantinos Mitsotakis dhe tha se e shihte veten në qeveri edhe për një mandat të katërt.

“Qirjako jep fjalën që do të jesh këtu për të inauguruar bustin, bashkë me mua se unë do jem prapë kryeministër.”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad