Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, i riu i shpallur në kërkim aksidenton punonjësin e policisë

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fushë Krujë

Nuk i bind urdhrit për të ndaluar, aksidentoi punonjësin e Policisë dhe u largua nga vendngjarja, kapet në kohë rekord autori i dyshuar.

32-vjeçari që drejtonte mjetin, person me precedent të theksuar kr iminal në fushën e ar mëmbajtjes pa leje dhe heqjen e paligjshme të lirisë.

Më datë 01.10.2020, rreth orës 12:00, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, në një nga pikat e kontrollit e ngritura në kuadër të Planit të Masave, për parandalimin dhe god itjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që lëvizin me ar më zja rri, shërbimet e Policisë i kanë shenjë një mjeti tip “Audi” për të ndaluar, por drejtuesi është larguar me shpejtësi duke aksi dentuar punonjësin e Policisë Rrugore, i cili është dërguar në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë i janë vënë menjëherë në ndjekje dhe e kanë arrestuar në flagrancë shtetasin K. B., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në vitin 2012, për veprat penale “A rmëmbajtje pa leje” dhe “Heqja paligjshme e lirisë”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad