“Kreu i shtetit një makinist..”/Presidenti Meta reagon ashpër pas batutës së Ramës:”Fajin për këtë situatë të rëndë psiqike, prapë e ka Opozita e Bashkuar”

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër pas batutës së kryeministrit Edi Rama në rrjetet e tij socialiale, ku e kondideronte kreun e shtetit një “makinist”. Meta në reagimin e tij ia ka vënë gjithë fajin opozitës së bashkuar, duke u shprehur se ata ia lanë kreut të qeverisë rrugën e lirë për të kapur të gjitha pushtetet.

Megjithatë Meta u shpreh i sigurtë që me 25 prill, shqiptarët do ta ndëshkojnë me votë, dhe nuk do të shpëtojë dot.

“Profeti i kokoshkave t’i lërë batutat bajate dhe të respektojë çdo pikë e presje të Marrëveshjes Historike të 5 Qershorit. Shefin e pakicës së pakicës, nuk ka formulë e marifet që e shpëton nga data 25 prill. Por fajin për këtë situatë të rëndë psiqike, prapë e ka Opozita e Bashkuar. Se ajo e mësoi keq duke ja lënë fushën bosh për të kapur 100% të pushteteve,”-tha Meta.

Ndërkohë që përpl asja nisi mes kryeministrit Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha, por kryesocialisti nuk i kurseu batuatat për të gjithë faktorët politikë në vend. Të martën, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi një plan me 5 pika për rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë. 1 mijë euro bonus për biznesin e vogël, subvencionim për qiranë, para dhe ndihmë për pensionistët, ishin disa nga propozimet e PD. Disa orë më vonë, i pyetur nga gazetarët, kryeministri Edi Rama nuk pranoi të përgjigjet për propozimet, por ironizoi duke e quajtur kryedemokratin “shalqi me provë“, ndërsa Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën, “shalqinj të provuar disa herë“. Kjo solli një përpl asje në distancë mes tyre, ku edhe dje në Vorë edhe sot në Durrës, Basha kërkon nga qeveria plotësimin e 5 pikave për qytetarët dhe heqjen dorë nga “palaçollëqet”, referuar replikave të kryeministrit.

Zjarr Tv Ad